Ervin Bulku ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Supersport” pak minuta përpara fillimit të takimit me Andorrën. Zv. trajneri i Kombëtare ka shpjeguar zgjedhjet e trajnerit Reja, ndërsa shton se fusha me bar sintetik nuk duhet të jetë një problem për lojtarët, të cilët sipas tij duhet ta kenë mendjen vetëm te rezultati pozitiv.
“Përse jo Broja dhe Uzuni? Dy nga sulmuesit duhet të luajnë. Të gjithë janë të zotë për të qenë në formacion, por janë zgjedhjet e trajnerit. Vetëm dy janë në fushë. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të marrë një fitore. Fusha është e re, nuk është në atë gjendje që ka qenë më para. Mendoj që lojtarët nuk duhet të mendojnë për fushën, por të mendojnë për rezultatin, të marrin 3 pikët. Trajneri i ka menduar gjërat me detaje. Shpresoj që gjërat të shkojnë ashtu sic e kemi planifikuar, por nëse jo trajneri mund të ndërhyjë me zëvendësime“, ka thënë Ervin Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/