Shqipëria është me fat për brezin e ri të lojtarëve premtues që po i vjen, atje ku priten arritje të jashtëzakonshme. Armando Broja është një prej futbollistëve që mund të dërgojë larg kuqezinjtë. Sulmuesi i Chelseat, aktualisht i huazuar me Viteshen, ka shënuar golin e tetë me ekipin e holandez pasi tundi edhe rrjetën e PSV.
Sipas statistikave, Armando Broja është futbollisti 19-vjeçar që ka shënuar më shumë gola se të gjithë bashkëmoshatarët e tij në të gjithë Europën, për të llogaritur gjashtë ligat kryesore. Pra një arritje e madhe kjo për këtë futbollist dhe për Kombëtaren tonë që dikur kënaqej vetëm me futbollistët që stërviteshin në akademitë e ekipeve të njohura, por gjithmonë ngecnin në kapërcimin e hapit të madh për ekipin e parë. /Sport Ekspres/