Skënderbeu do të luajë në ditën e nesërme ndaj Teutës, në një ndeshje të fortë dhe ku është e vështirë që të dilet me maksimumin e pikëve. Durrsakët gëzojnë një gjendje të mirë edhe nga ana psikologjike, ndërsa kanë fituar me Vllazninë duke shënuar edhe tre gola. Por pavarësisht kësaj, korçarët po punojnë për t’i marrë maksimumin kësaj përballje.
Të gjithë prisnin rikthimin e Jashanicës që ndaj Teutës, por trajneri Daja shprehet se do të jetë gati kundër Vllaznisë, në përballjen tjetër. Gjithashtu është shprehur edhe për Bregun, ndërsa po vazhdon të punohet për shitjen jashtë Shqipërisë.
“Drejtuesit janë duke punuar që Bregu të kalojë jashtë Shqipërisë, pasi do t’i mbarojë kontrata në qershor. Unë e dua sa më gjatë për kualitetin që ka. Jashanica do të kthehet kundër Vllaznisë dhe do të jetë gati për ne. Teuta është në gjendje psikologjike të mirë, pasi ka mundur Vllazninë me tre gola. Nesër duhet të jemi më të aftë në pjesën e konkretizimit të rasteve dhe të kërkojmë vetëm fitoren”, ka thënë Dja. /Sport Ekspres/