Brazili është super, Zvicra kënaqet me vendin e dytë

Brazili e mbyll në mënyrë fantastike fazën e grupeve, duke luajtur futboll të bukur dhe duke mposhtur 2-0 Serbinë. Ishte si një finale, me Serbinë që më fitore kalonte, por asnjëherë nuk u duk rrezik për Seleçaon.

Paulinjo shënoi në minutën e 36-të me një pasim magjik nga Kutinjo dhe me pas Serbia nuk u fut më në lojë.

Festën e kompletoi Tiago Silva në pjesën e dytë dhe tani Brazili mendon për turin e ardhshëm kundër Meksikës.

Ndërkaq, Zvicra u kënaq më një barazim të bukur 2-2 kundër Kosta Rikës. Dy herë në avantazh, Zvicra vuajti në fillim të ndeshjes dhe nuk u tregua e kujdesshme në fund, por Kosta Rika e meritoi barazimin.

SERBI – BRAZIL 0-2
Shënues: Paulinjo 36′, Tiago Silva 67′
ZVICËR – KOSTA RIKA 2-2
Shënues: Xhemaili 31′, Drmiç 88′ / Ueston 56′, Somer 90’+3 aut.
Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *