Nëse Mesi arriti që të fitonte trofeun e parë me Argjentinën, “pleshti” duhet të falënderoj portierin e Kombëtares, Emiliano Martinez. Ky i fundit arriti që të priste tre penallti kundër Kolumbisë në gjysmëfinale, ndërsa mbajti portën e paprekur në finale me Brazilin duke bërë shpëtimtarin në rastet e Gabigol dhe Richarlison.
Sakrifica që ka bërë gardiani i Aston Vilës që Mesi të fitonte këtë trofe është e jashtëzakonshme. I martuar prej disa vitesh me Mandihna Martinez, çifti u bë me fëmijën e dytë në nisjen e Kupës së Amerikës. Por Emiliano zgjodhi që të mos shkonte në lindjen e vajzës së tij për t’iu përkushtuar maksimalisht Argjentinës.
“Nuk kam fjalë që ta përshkruaj këtë moment. E kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Shkova te Arsenali në moshën 17-vjeçare për një jetë më të mirë për vete dhe familjen. E dija që nuk isha i pranishëm për lindjen e vajzës sime dhe kjo më bëri më të fortë. Kam punuar me psikologun për t’iu përkushtuar Argjentinës. I thashë gruas se dua t’i jap titullin më të mirës në botë. I tregova se ishte ëndrra ime, por ajo më dënoi. Nuk po më lë akoma që të takoj vajzën time. Kam kaluar shumë gjëra. Njerëzit nuk e besuan, por unë hyra në histori”, tha Martinez. /Sport Ekspres/