Braçe merret me gjykimin ndaj Partizanit, reagon Kallaku: Kur iu shikoj juve, ndiej dhimbje për shqiptarët

Sherif Kallaku ka reaguar për fjalët e Erjon Braçes, që shigjetonin arbitrin kryesor të takimit në fitoren që Teuta mori ndaj Partizanit në rezultatin 1-0. Kështu, të kuqtë do të kishin disa pretendime për vendimet e kryesorit të takimit.

Mbi këtë çështje nuk mund të qendronte pa reaguar edhe zv/kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, që është një përkrahës i Partizanit. Sigurisht që fjalët i drejtoheshin të gjitha mënyrës së gjykimit të ndeshjes, por këtë herë ka reaguar edhe Sherif Kallaku.

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mi në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi.

Po kur shikoj zv. kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, ndjej dyfish më shumë dhimbje jo vetëm për miqtë e mi në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Kallaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online