Botërori, nisin ndeshjet e fundit. Spanja e Portugalia, garë në distancë

Sot nisin ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës. Do të jetë një ditë me 4 ndeshje, sepse do të mbyllen grupet A e B, me ndeshjet që do të luhen përkatësisht në orën 16 dhe 20. Ndeshjet e çdo grupi do të luhen paralelisht, për të evituar që të bëhen llogari duke ditur rezultatin e rivalëve.

SITUATA NË GRUPIN A

Në grupin A praktikisht gjithçka është e qartë, sepse në ndeshjet e para në grup ka marrë fund gara për kualifikim. Rusia ka dominuar totalisht, me dy fitore e 8 gola të shënuar, ndërsa Uruguai është kualifikuar pa zhurmë, sepse ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 në dy ndeshjet e para. Për pasojë, sot sfida Rusi-Uruguai vlen për të përcaktuar vendin e parë në grup dhe për Uruguain vlen vetëm fitorja. Ndërkaq, Arabia Saudite dhe Egjipti luajnë për krenari dhe për ta mbyllur Botërorin me fitore.

Standings provided by Sofascore LiveScore

SITUATA NË GRUPIN B

Në grupin B vetëm Maroku është jashtë gare për kualifikim dhe është për të ardhur keq, sepse afrikanët kanë luajtur shumë mirë. Spanja e Portugalia, me nga 4 pikë, janë thuajse të kualifikuara, edhe pse kanë vuajtur më shumë nga sa mendohej. Kombëtarja e Hierros përballet sot në mbrëmje me Marokun dhe i mjafton barazimi për të avancuar, ose edhe humbja, nëse fiton Portugalia. Ndërkaq, Portugalia përballet me Iranin befasues, që fitoi ndaj Marokut në debutim dhe shkëlqeu ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë, duke luajtur një pjesë të dytë fantastike. Tani Irani me fitore kualifikohet, ndërsa Portugalia me një pikë është në turin tjetër.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Po gara për vendin e parë? Nëse Spanja e Portugalia kualifikohen dhe e mbyllin me pikë të barabarta, vendos golaverazhi. Nëse sot të dyja skuadrat fitojnë me rezultat identik (1-0, 2-0, etj), atëherë edhe golaverazhi i tyre mbetet identik dhe do të nevojitet të shihet cila skuadër ka më pak kartonë (për momentin Spanja ka marrë një më pak), sepse sipas rregullores skuadra me më pak kartonë të verdhë është kryesuese, nëse gjithçka tjetër është e barabartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *