Botërori në Amerikë do të thotë “lumë” milionash për FIFA-n

Botërori 1994 nisi me një penallti të humbur dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë, ndërsa mbahen mend oraret e papërshtatshme për europianët dhe temperaturat tepër të larta.

Megjithatë, kandidatura amerikane fitoi bindshëm për një arsye të thjeshtë, por shumë të madhe: MILIONAT!

Në USA ’94 u vendos rekord shikueshmërie në stadiume, me 3,6 milionë spektaktorë për 52 ndeshje, ndërsa në vitin 2026 do të luhen 80 ndeshje dhe priten fitime prej 11 miliardë dollarësh për FIFA-n, një rekord absolut, ndërsa Maroku nuk premtonte as gjysmën e këtij arkëtimi.

Po të shtojmë infrastrukturën fantastike në Amerikë, pa harruar masat e sigurisë, aeroportet gjigante, hotelet dhe gjithë avantazhet e tjera, është e qartë që Maroku nuk ishte asnjë shans, ashtu si në votimin e vitit 1988 për Botërorin ’94.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *