Botërori i klubeve është i rëndomtë, Klop: Tifozëve nuk u intereson, Flamengo do të ketë heronjë nëse fiton

Liverpuli do të ndeshet ndaj Flamengos për finalen e Botërorit të Klubeve, pas fitores së arritur ndaj Monterreyt në shifrat 1-2. Trajneri Klop e ka të qartë sesa energji do i duhet të shpenzojë skuadra e tij në këtë trofe. Kjo pasi ka një motivim të jashtëzakonshëm nga Flamengo për të mundur kampionin e Europës.

“Situata është ndryshe për ne dhe Flamengon. Ata kanë ardhur këtu për të fituar dhe të kthehen si heronjë. Ne na u tha të qendronim në shtëpi dhe të luanim për “EFL Cup”. Gjithsesi jemi këtu për ta fituar titullin.Tifozët e Liverpulit dëshiron që ta fitojmë, ndërsa shumica e tifozëve të tjerë nuk u intereson. Por ne e pamë se çfarë do të thotë për Monterey ky trofe dhe e njëjta pamje do të jetë edhe për Flamengon”, tha Klop. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online