Botërori dhe penalltitë, fat apo logjikë?

Nis faza me eliminim direkt në Kupën e Botës dhe natyrisht ekziston mundësia që të shohim penallti, duke parë ndeshjet që shpesh janë shumë të ekuilibruara.

Në Botërorin 2014 4 ndeshje u zgjidhën me penallti: 2 në fazën e dytë, një në çerekfinale dhe më pas gjysmëfinalja Holandë-Argjentinë.

Për pasojë, të gjitha kombëtaret e mbetura në garë po stërviten edhe për penalltitë, ndërsa statistikat mundohen të gjejnë ndryshimin mes fatit dhe strategjisë apo logjikës.

Një studim me 1.300 penallti të marra në analizë ka arritur në përfundimin se në 60% të rasteve fiton ekipi që gjuan penallti i pari, pasi ka më pak presion mbi vete.

Përqindja e shënimit të një penalltie është rreth 78% në ndeshje, por zbret në 74% në serinë e penalltive pas shtesave, ndërsa shkon në 62% në rastet e penalltive vendimtare, me rëndësi jetike.

Interesant është fakti se vetëm 6% e portierëve qëndrojnë në qendër, edhe pse shumë lojtarë nën presion i gjuajnë penalltitë në qendër.

Po historia, çfarë thotë? Së pari, Gjermania është eliminuar, edhe pse është specialiste e penalltive.

Anglia është e mallkuar, sepse në 6 ndeshje Botërori me penallti ka fituar vetëm një herë.

Në ndeshjet e sotme nuk ka favorite: Franca ka 3 fitore e 3 humbje me penallti, Argjentina 7 fitore e 6 humbje. Portugalia ka fituar 3 nga 4 ndeshje me penallti, Uruguai 5 nga 9 të tilla.

Fat, apo logjikë?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *