FIFA ka votuar që Kupa e Botës 2026 të luhet për herë të parë në histori në tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e Meksikë. Një risi që nuk i pëlqen fare Diego Maradonës, i cili në kanalin televiziv Amerikano-jugo Telesur ka shpërthyer në batuta ironike, deri në ofendime.
“Kanadaja? Di që ka skiatorë të mirë, por nuk ka lidhje me futbollin.
“Amerika? Në Botërorin e shkuar ata patën idenë që ndeshja të ndahej në 4 pjesë me nga 25 minuta, për reklama. Ndeshje me 100 minuta, e kuptoni?
“Meksika? Ata me zor fitojnë një ndeshje, e pamë në Gjermani e Brazil, dhe eliminohen që në grup. Nuk e meritojnë”.