Botërori 2018, sot shorti play-off dhe rreziku i “derbeve”

Zvicra, Italia, Kroacia dhe Danimarka sot do të shohin fatin e tyre “nga lart”, duke qenë koka grupi në vazot e shortit për play-off për të shkuar në Botërorin 2018, pasi u renditën në vend të dytë në grupet respektive. Pikërisht Italia e Venturës dje u konfirmua edhe nga renditja FIFA në si kokë grupi, teksa fitorja në Shqipëri, në “Loro Boriçi”, vleu edhe për këtë motiv, ndaj kuqezinjve të Panuçit.

Sot, në Zyrih të Zvicrës, në orën 14:00, do të hidhet shorti dhe një nga këto katër skuadra do të jenë kundërshtarët e atyre katër të cituarve në fillim: Irlanda e Veriut, Suedia, Irlanda dhe Kroacia. Sigurisht, rrezikohen edhe përplasje të forta, si ajo që mund të jetë mes Danimarkës dhe Suedisë (derbi skandinav), por edhe mes Kroacisë dhe Greqisë (derbi i Ballkanit).

Vazo 1:

Zvicër (11)

Itali (15)

Kroaci (18)

Danimarkë (19)

Vazo 2:

Irlandë V. (23)

Suedi (25)

Irlandë (26)

Greqi (47)

 

(në kllapa, renditja FIFA)

Shënim: ndeshjet e play-off do të zhvillohen më  9-11 dhe 12-14 nëntor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *