Prej orës 13.00 do të rinisë sfida Tërbuni-Erzeni, qau ndal në rezultatin 1-2 pak javë më parë, për shkak të motit të keq.
Do të luhen rreth 65 minuta, me Tërbunin që kërkon patjetër përmbysjen, pas 3 humbjesh rresht, ndërsa Erzeni do të mundohet të mbrojtë fitoren që do ta ngjiste në vendin e dytë në grup.
Do të luhet sërish në borë, por këtë radhë Tërbuni nuk ka pranuar të përsërisë gafën e fundjavës së shkuar, kur pranoi të luante në Shkodër kundër Burrelit. Sipas rregullores, ose luhej në Pukë, ose shtyhej ndeshja për shkak të borës, ndërsa u luajt në “Reshit Rusi” dhe fitoi Burreli.
Prej orës 14.00 është në plan të luhet edhe Shënkolli-Bylis, sfidë që është shtyrë disa herë dhe që ka bërë çorbë kalendarin e Kategorisë së Parë. A do të luhet sot? Të shohim…