“Bomba” e mbrëmjes! Vetëm një hap larg zyrtarizimit, Kumbulla shkon papritur te një tjetër ekip në Seria A

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm një hap larg zyrtarizimit është marrëveshja e fundit që sipas “Sky Sport” është arritur për Marash Kumbullën, por duke surprizuar tërësisht me lëvizjen e bërë. Në gjithë këto muaj është përfolur shumë në media për dëshirën e Interit, Lacios dhe Juventusit që ka dalë në skenë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Megjithatë ka mjaftuar vetëm pak ditë kontakt nga ana e Romës që drejtuesit e Veronës të binden nga kryeqytetasit. Nga njëra anë ishte Interi që po dorëzohej dhe lodhej nga këto tratativa, ndërsa nga ana tjetër edhe Igli Tare po kërkon të marrë mbrojtës në Kinë, duke e quajtur një kapitull të mbyllur historinë me Kumbullën.

Vetëm pak minuta më parë e kanë bërë thuajse fakt të kryer arritjen e marrëveshjes mes Kumbullës dhe Romës. Sipas këtyre fjalëve është rënë dakort për formulën e huazimit me të drejtën e blerjes e cila do të kap vlerën e 30 milionë eurove. Dalja në skenë e papritur e Romës ka ardhur për shkakun se kjo skuadër nuk ka bindur dot Manchester United për të marrë përfundimisht Chris Smalling, duke zgjedhur investimin tek e ardhmja. Në ditët në vijim pritet që kjo lëvizje të marrë edhe zyrtarizimin përfundimtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *