Blerja e bujshme e Interit në merkaton e janarit, zbulohet dita kur do të vijë Arturo Vidal

Arturo Vidal ka arritur të shënojë në derbin e djeshëm atje ku Barcelona barazoi në shifrat 2-2 ndaj Espanjolit. Por gëzimi nuk është rikthyer plotësisht te ky futbollist, që ka shumë pakënaqësi ndaj katalanasve edhe sa i përket hapësirave të munguara.

Në Itali janë të bindur se Vidal do t’i përkasë Interit. Madje “Sportmediaset” shkon edhe më tej duke zbuluar ditën se kur do të prezantohet te zikaltrit. Sipas kësaj media, mesfushori kilian do të punojë sërish me Konten duke nisur që nga data 19 janar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *