“Bledi Shkëmbi? Nuk e di nëse ka ngarë Ferrari më parë”/ Munishi i jep këshillë: Kujdes në kthesa

Bledi Shkëmbi ka marrë drejtimin e Ballkanit në Kosovë, ekipin që Ismet Munishi e ngriti në nivelet më të larta. Me keqardhjen e madhe për faktin se nuk vazhdoi dot që të shihte nga afër sesi rritej “bisha” që krijoi, Munishi ndihmon Shkëmbin me disa këshilla. Sipas asaj që raporton “Insporti”, Munishi e krahason Ballkanin me një “Ferrari” që ka gjithë komoditetin dhe luksin për të bërë shkëputjen nga të tjerët, por që duhet patur shumë kujdes nga shkatërrimi në kthesat e forta.

“Shkëmbit i uroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di nëse ka ngarë Ferrari më parë. Le ta shijojë këtë, por të ketë kujdes në kthesa. Do të pushoj deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë.Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik, për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar”, u shpreh Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *