Infermierja italiane, Valery Cambiaghi, bëri bujë të madhe me deklaratën e saj mbi mënyrën gabuar se si është ndërtuar shoqëria njerëzore. “I jepni 1 milionë euro në muaj futbollistëve dhe vetëm 1300 euro mjekëve dhe kërkuesëve shkencorë. Shkoni t’ju kurojë Ronaldo tani”, ishin fjalët e Cambiaghit që këto kohë po përballet me një detyrë mjaft të vështirë, duke u përpjekur t’i sigurojë jetën qytetarëve italianë të prekur nga Koronavirusi.
Por aspak dakort me këtë vërejtje nuk është trajneri shqiptar, Ismet Munishi, që i cilëson si arrogante fjalët së bashku me infermieren. Sipas tij mjekët duhet të respektojnë betimin e Hipokratit, që i detyron të shpëtojnë jetët e pacientëve edhe pa asnjë para në shkëmbim, ndërsa theskon se biznesi më i madh këto kohë është mjekësia e jo futbolli.
“Po qarkullon një deklaratë e një mjekeje Italiane , ku thotë se tani le t’ju sherojë Ronaldo se atë po e paguani 1 milion € në muaj, ndërsa mjekja mer 1 mijë e ca euro pagë. Kjo është një deklaratë arogante nga një mjeke arrogante. Në kohën kur në Itali është krizë e madhe nga Coronavirusi, ajo duhet të kujtojë betimin e Hipokratit, pasi në këto kohëra duhet të punojë edhe pa pagesë nese është nevoja dhe ti sherojë të gjithë pacientët pa dallime fetare dhe kombësie.
Për shkakun që ka lojtarë si Ronaldo e të tjerë, Futbolli është sporti numër 1 në botë. Edhe sa për informatë, se disa mjek po shkruajnë, biznesi më i madh në botë është mjekësia e jo futboll, të dashur biznesmenë ( mjekë)”, ka reaguar Ismet Munishi./Sport Ekspres/