“Bisha“ e Kombëtares është gati, plani i Pochettino-s gëzon tifozët shqiptarë: Broja do të jetë titullar me Chelsea-n

Sytë, jo vetëm të tifozëve shqiptar, por edhe të atyre të Chelsea-t, janë kthyer nga Armando Broja. Sulmuesi i bluve të Londrës është kthyer në fushën e lojës pas dëmtimit që e la pushim për një periudhë shumë të gjatë. 22-vjeçari ka marrë disa minuta në dy ndeshjet e fundit të Chelsea-t, ku është dukur në një gjendje të mirë fizike.

“Bisha” e Kombëtares shqiptare tashmë është gati për të qenë arma e trajnerit që nga minuta e parë. “Mirror Sport“ ka bërë me dije se Pochettino po planifikon t’i besojë Brojës vendin e titullarit në transfertën e Fulhamit, e cila luhet mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 21:00. Një lajm ky që padyshim gëzon edhe tifozët shqiptarë. Kjo për vetë faktin se aktivizimi nga minuta e parë do e sjellë Brojën në gjendjen e duhur fizike për të qenë pjesë e kuqezinjve përballë Çekisë më 21 tetor. Një ndeshje në të cilën mund të vendoset edhe fati i kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *