Një histori dashurie ka lindur mes klubit të Menemesporit në Turqi dhe lojtarëve të Superiores. E gjitha kjo nisi nga “bingo” e bërë me Gentian Selmanin. I marrë nga Laçi, portieri shqiptar po rezulton i një kalibri të lartë duke e ndihmuar në shumë raste skuadrën.
Gjithashtu shumë të ardhura do të fitohen edhe me shitjen e tij. Pikërisht për këtë arsye, skuadra në fjalë po kërkon të tjerë lojtarëve premtues nga Superiorja. Mekanizmi duket i thjeshtë, teksa blihen për pak para, por në fund mund të shiten për shifra më të mëdha.
Mediat turke raportojnë se David Domgjoni pritet të zyrtarizohet në dy ditët e ardhshme të Menemespori. Mesa duket marrëveshja është arritur dhe priten të mbyllen detajet e fundit. Gjithashtu skuadra turke ka shfaqur interesim për të marrë në ekip edhe Eraldo Çinarin nga Partizani. /Sport Ekspres/