Lukas Bilia beson se njeriu i ndeshjes do të jetë Suso. Në një intervistë për mediet italiane, mesfushori i blerë nga Lacio gjatë kësaj vere u shpreh: “Derbi është një ndeshje të cilën duhet ta fitojmë dhe duhet të luajmë shumë mirë. As që nuk e mendoj aspak humbjen në këtë sfidë, për të qenë i sinqertë. Natyrisht, do të na duhet të shprehim potencialin. Kam luajtur shumë? Nuk do të thotë asgjë. Dëmtimet? Gjithmonë kam rikuperuar përpara kohës që mjekët kanë vendosur”.
Më pas, ai shton se Suso do të vendosë, ose ka ardhur momenti i spanjollit: “Duhet të bëjë diçka më shumë, sepse ka karakteristika të rëndësishme. Mendoj se në këtë ndeshje duhet të bëjë diferencën, pres një gol nga ai. Eshte Mesi i Milanit”. Më pas, Bilia tha se “jam i lumtur që erdha te Milani dhe këtu do të provojmë të arrijmë objektivat. Shiriti te Bonuçi? Zgjedhje e duhur, është ideali. Kur isha te Lacio dhe nisën të flisnin pse kisha shiritin përpara Kloses, në dhomat e zhveshjes e dorëzova, por askush nuk e mori…”.