Bileta kushton 22 paund? Ndeshjen e shohin nga Kështjella!

Përpara disa kohësh, për sfidën e Champions mes PSG dhe Bajern Mynihut, tifozët gjermanë, që kishin udhëtuar në Paris, dolën me pankartën se ne nuk jemi Nejmar dhe nuk mund të paguajmë kaq shumë për biletën (mbi 70 euro) e një ndeshje futbolli, qoftë edhe spektakolare. Dhe, në fakt, për tifozët, bileta duhet të kushtojë sa më lirë, pasi nuk po shkojnë në një koncert, por në një vend ku pasioni për topin është i madh…

L'immagine può contenere: erba, spazio all'aperto e natura
Pamja spektakolare nga Keshtjella

L'immagine può contenere: 3 persone, persone che sorridono, spazio all'apertoE ndërsa lufta për transfertat e shtrenjta vazhdon, disa tifozë të St Mirrenit, skuadër e ligës së dytë skoceze, kanë udhëtuar për në transfertën e Dumbartonit duke zgjedhur një këndvështrim ndryshe nga tribuna…

Ata kanë zgjedhur Dumbarton Castle, pra Kështjellën që qëndron mbi stadium.

Dhe, e gjitha për të kursyer 22 paund që kushtonte bileta në sektorin mik.

Për më tepër, me ato para kanë blerë birra dhe ushqim, ndërsa St Mirren fitoi 0-2  në “Dumbarton Stadium” duke kryesuer renditjen dhe shpresuar te ngjitja në elitë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *