Romelu Lukaku e ka përjetuar keq situatën e krijuar nga Koronavirusi dhe këtë e ka shprehur me deklaratat e tij. Pas kritikave se duheshin marrë masat më herët, tani sulmuesi belg plas bombën dhe mbështet në një farë mënyre hipotezën se Covid-19 mund të jetë përhapur më shpejt në Itali. Në një bisedë me prezantuesen dhe njëkohësisht bashkëshorten e Mertens, Lukaku thotë se në janar 23 nga 25 lojtarë të Interit kishin kollë dhe ethe. Madje përmend edhe rastin e Skrinar, i cili në ndeshjen kundër Kaljarit nuk mund të vazhdonte më lojën dhe pas vetëm 25 minutash lojë u largua nga fusha. Sulmuesi i zikaltërve tregon se shoku i tij i skuadrës u zbeh në fytyrë e dukej sikur po vdiste.
“Kur u rikthyem në janar betohem se 23 nga 25 lojtarët e Interit ishin të sëmurë. Nuk po bëj shaka. Luajtëm në shtëpi kundër Kaljarit dhe pas 25 minutash një nga mbrojtësave tanë iu desh të linte fushën. Ai nuk mund të vazhdonte më, u zbeh në fytyrë dhe dukej sikur po vdiste. Të gjithë kolliteshin dhe kishin ethe. Kjo më shqetësonte dhe mua. Kur bëja nxehjen, ndjeja më tepër ngrohtësi se zakonisht. Nuk kam pasur ethe prej vitesh. Ne nuk jemi testuar kurrë për virusin në atë kohë, kështu që nuk nuk kemi për t’a ditur ndonjëherë me siguri“, ka deklaruar Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Giramento di testa per Skriniar. Nessun problema muscolare o traumatico #InterCagliari – DAZN pic.twitter.com/LDSWcjFsJh
— Daniele Mari (@marifcinter) January 26, 2020