Që nga fillimi i vitit 2023, Chelsea ka luajtur 11 ndeshje dhe vetëm në një ka fituar, minimalisht 1-0 ndaj Crystal Palace më 15 janar. Përveç kësaj, ata rregjistrojnë gjashtë humbje dhe katër barazime. Hera e fundit që Chelsea shënoi dy herë në një ndeshje ishte më 27 dhjetor në një fitore 2-0 kundër Bournemouth.
Në vitin 2023, Real Madridi ka shënuar më shumë gola në tokën angleze sesa Chelsea. Madrilenët kanë shënuar 5 herë kundër Liverpul, ndërsa Chelsea ka realizuar vetëm 4 gola deri tani në vitin 2023. /Sport Ekspres/