Një rezultat i çmendur dhe që do të shënohet në historinë e Milanit si një njollë e zezë ishte kjo e sotmja ndaj Sasuolos. Besojeni ose jo, por kuqezinjtë kanë humbur me shifrat 2-5. Defrel dhe Fratesi shënuan dy golat e parë, ndërsa Giroud ngushtoi diferencat.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-3 falë golit të Defrel, ndërsa Tatarusanu pësonte me çdo goditje në drejtim të portës. Me nisjen e pjesës së dytë, rezultati u thellua nga Lauriente me penallti. Henrique do të shënonte golin e pestë te Sasuolo, ndërsa Origi mbylli shifrat në 2-5. Me ktë humbje Milani jo vetëm që humbet rrugën e titullit, por rrezikon shumë edhe për pjesëmarrjen në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/