Besnik Hasi e ka të përfunduar eksperiencën e tij me ekipin e Al Ahli. Trajneri shqiptar e mbyll kështu aventurën e tij në Arabinë Saudite, teksa klubi ka gjetur një zëvendësues me emër të madh. Bëhet fjalë për Jorge Jesus, që në këtë sezon ka marrë të gjitha kreditet me mrekullinë e bërë. Benfika arriti që të kalonte Barcelonën për të marrë vendin e dytë në grupet e Champions League, ndërsa katalanasit do të shkonin në Europa League.
Kontrata e Al Ahli me Jorge Jesus do të jetë “e çmendur” në aspektin financiar sipas raportimeve të para. Ndërkohë është Kosova që ëndërron dhe shpreson shumë në këtë situatë. Dardanët janë ende pa një trajner që pas largimit të Shaland, ndërsa Besnik Hasi do të ishte një dëshirë që tani afrohet më tepër. /Sport Ekspres/