Ernest Muçi debutoi dje me fanellën e Beshiktashit. Megjithëse kishte vetëm pak ditë që i ishte bashkuar skuadrës, sulmuesi shqiptar zuri menjëherë vendin e titullarit. 22-vjeçari dha sinjale pozitive në barazimin 0-0 kundër Kayserispor-it, teksa provoi edhe golin me goditjet e tij në afërsi të zonës. Por, Nihat Kahveci mendon se paraqitja e Muçit nuk ishte e një aq të lartë sa dukej. Sipas ish-lojtarit të Beshiktashit, skuadra nga Stambolli ishte aq dobët sa vëmendja u përqendrua te lojtari shqiptar. Gjithsesi, Kahveci nuk i mohon aftësitë dhe cilësitë që zotëron Ernest Muçi.
“Ernest Muçi është një lojtar i mirë. Ai është një lojtar cilësor, por nuk do të thoja që luajti mirë. Beshiktashi është aq keq sa ne po flasim për 1-2 aksione ku është përfshirë Muçi. Kur i vjen topi Muçit, e emocionon vërtëtë, por përse e mbyllët për kaq gjatë në krahë?”,- ka thënë Nihat Kahveci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/