Besëlidhja një zhgënjim total, pas Bajiçit priten afrime nga Superiorja

Besëlidhja të shtunën në shtëpi nuk ia doli ndaj Erzenit dhe u mund me shifrat minimale 1-0, një humbje që e largon së tepërmi nga kreu të cilin e synon. sezonin e kaluar gjysmën e parë të sezonit e ka mbyllur 10 pikë diferencë me kreun, diçka e ngjashme me këtë sezon, që janë edhe dy ndeshje më pak se i shkuari me 11 pikë diferencë nga kreu. sezonin që shkoj Besëlidhja ja doli që ta mbyllte me pikë të barabarta me skuadrën e kreut dhe vetëm një ndeshje direkt e humbur që fazën e parë e penalizoi duke e detyruar që të luante edhe këtë sezon në Kategorinë e Parë. Duke ju referuar kësaj retrospektive, Besëlidhja ndonëse e sheh veten me 11 pikë diferencë nga kreu, përsëri i ka rrugët dhe mundësitë për ta kërkuar objektivin nëse kjo dëshirë nuk shuhet. Për t’u arritur ajo që dëshirohet Besëlidhjes i duhet një rifreskim në disa pozicione ku janë evidentuar mjaft probleme dhe për këtë është menduar që tani.

AFRIMET – Që në fillim të dhjetorit ka nis merkato tek Besëlidhja me rikthimin e sulmuesit serb Kosta Bajiç dhe kjo do të vijojë edhe me prurje të tjera që janë premtuar nga presidenca dhe janë kërkuar nga stafi teknik i kryesuar nga lezhjani Gledis Lani. Besëlidhja tashmë e ka thyer rekordin e sajë të qëndrimit në Kategorinë e Parë pasi po luan sezonin e dhjetë radhazi në këtë nivel në historinë e sajë 87 vjeçare që njeh 24 sezone në elitë. Gjithsesi, Besëlidhja ka kohë dhe mundësi për të rikuperuar forcat për të pretenduar ngjitjen, pasi janë për t’u luajtur edhe 16 javë kampionat. Jo vetëm kaq, por pikët përgjysmohen dhe shpresat për ngjitje rriten. Ndaj edhe presidenca ka filluar që të lëviz, madje do të synohen që të afrohen 5-6 futbollistë që të bëjnë diferencën në pjesën e dytë të sezonit. Bëhet e ditur se do të negociohet dhe me shumë lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve të elitës.

Bernard Gjikolaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *