Reali i Madridit pret mbrëmjen e sotme Bajernin e Mynihut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Vinsent Kompani ka thënë në konferencë për shtyp se “Santiago Bernabeu” është stadiumi më i vështirë për të luajtur një ndeshje në transfertë. Sa i përket mungesës së kimisë mes Mbapesë dhe Viniciusit, trajneri i Bajernit është përgjigjur se ka mjaftueshëm probleme në ekipin e tij sa për t’u shqetësuar për këtë fakt.
“Mendoj se ‘Bernabeu’ është stadiumi më i vështirë për të për të luajtur në transfertë në këtë kompeticion. Kam ndjesinë se kemi lojtarë me përvojë për këtë lloj ndeshjeje. Do të jetë një ndeshje taktike, por detajet do të jenë thelbësore. Presim një Real Madrid të ngjashëm me atë që u përball me Sitin.
Mospërshtatja e Mbapesë me Viniciusin? Mund të them vetëm se të dy janë të pabesueshëm. Pjesa tjetër është problemi i Realit të Madridit… Kam mjaftueshëm probleme me Bajernin”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/