“‘Bernabeu’ do të përjetojë një tjetër mbrëmje të madhe”, Arbeloa ndez duelin me Bajernin: Këtu, nuk e lejojmë veten të humbasim

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të fazës me eleminim direkt të Ligës së Kampionëve. Reali i Madridit do të presë Bajernin e Mynihut në një sfidë që padyshim premton të ofrojë emocione të forta për të gjithë sportdashësit. Arbeloa ka thënë përpara gazetarëve se në “Santiago Bernabeu” do të përjetohet një tjetër mbrëmje e madhe, njëjtë si në përballjen kundër Mançester Sitit.

“Në “Bernabeu” do të jetë një tjetër natë e mrekullueshme. Real Madridi gjithmonë jep gjithçka kundër rivalëve të mëdhenj. Bajerni do të na vërë nën presion në fushë. “Bernabeu” do të përjetojë një tjetër natë të madhe të Ligës së Kampionëve, si ajo kundër Sitit. Jam i sigurt për këtë. Kur Real Madridi humbet, dhoma e zhveshjes është si çdo tjetër. Këtu, nuk e lejojmë veten të humbasim. Ditën tjetër, kishte shumë lojtarë të zhgënjyer. Por u thashë atyre se nuk kishim kohë dhe se duhej të përqendroheshim te Bajerni. E gjithë energjia jonë është te Bajerni”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspre