Berisha thotë “po”, Sampdoria e pret

Bisedimet kishim nisur prej kohësh, por nuk ishte një tratativë e lehtë, për shkak të konkurrencës së madhe.

Megjithatë, sot Valon Berisha i ka thënë “po” Sampdorias, duke i hapur rrugë kalimit nga Salcburgu në Serinë A.

Mesfushori i Kosovës ka qenë fantastik në sezonet e fundit me klubin austriak, duke u kthyer në një lider në skuadër, ndaj ishte normale që këtë verë të vërshonin ofertat, pas paraqitjeve të mira në Europa League.

Samp kishte arritur marrëveshjen me Salcburgun për 8 milionë euro në total, ndërsa vetë Berisha kishte shkuar në Xhenova para pak ditësh, për të parë ambientet e klubit dhe për të biseduar për detajet e kontratës, përveç ambicieve të klubit.

Tani Berisha ka dhënë miratimin dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i transferimit, që do të shtonte numrin e shqiptarëve në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *