Berisha merr vëmendjen e medias prestigjoze, “The Guardian“: Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Besart Berisha ka shënuar emrin e tij me gërma të arta në futbollin australian. Lojtari shqiptar është kthyer në një makineri golash në A-League, ku tashmë renditet i dyti në listën e golashënuesëve më të mirë në historinë e këtij kampionati. Plot 138 gola mbajnë firmën e Berishës, ndërsa sipër tij sheh vetëm Damian Mori-n me 240 të tillë të shënuar. Arritjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendje e mediave prestigjoze, teksa “The Guardian“ i ka kushtuar një artikull të veçantë 35-vjeçarit, të cilin e konsiderojnë sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave në elitën e futbollit të Australisë.

Gjatë karrierës së tij në kontinentin e largët, Berisha numëron 4 tituj kampionë të fituar, 2 premiership dhe një Kupë FFA. Sa i përket çmimeve personale, futbollisti shqiptar është shpallur 2 herë këpuca e artë falë golave të tij, mban rekordin për hat trick-un më të shpejtë në historinë e A-league, si numrin më të lartë të hat trick-eve në këtë kampionat, ku ka regjistruar plot 5 të tilla. Të gjitha këto statistika bëjnë që vetë “The Guardian“ ta cilësojë si sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Australi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *