“Bëri vetëm 10 minuta gjuajtje në portë”, Sulçe sqaron rastin e Brojës dhe arsyen e lënies jashtë nga Reja

Armando Broja u dërgua në tribunë për ndeshjen e Shqipërisë në transfertën e Ëembley-t. Kush ishte arsyeja? Altin Sulçe e ka zbuluar në “Ora Sport”, duke treguar se sulmuesi kishte bërë vetëm 10 minuta me gjuajtjet në portë dhe nuk ka qenë për stërvitjen e plotë, një ditë para ndeshjes. Kjo është arsyeja se përse Reja e ka dërguar në tribunë.

“Broja ka qenë i grumbulluar për të ardhur në Durrës, që në ditën e parë, nuk erdhi. Do të trajtohej nga mjekët e Southampton. Ka ardhur në ditën e enjte për stërvitjen e fundit para ndeshjes me Anglinë. Bëri vetëm 10 minuta gjuajtje në portë dhe nuk bëri stërvitjen e plotë me grupin. Për këtë arsye, Reja e la jashtë”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *