Bëri luftë të madhe dhe futet në histori si shqiptari i parë, Liridon Krasniqi do të luajë për Malajzinë

Futbollistët shqiptarë janë të shumtë në numër, aqsa mbajnë edhe shumë Kombëtare të tjera. Por këtë herë rasti i Liridon Krasniqit do të bëj çudinë e madhe dhe do të futet në histori si shqiptari i parë.

Sulmuesi që dikur ka luajtur për Shqipërinë U-21 e ka shfrenuar fantazinë e tij, teksa do të mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Malajzisë. Madje aq shumë e ndjen këtë shtet dhe kërkon që të vesh fanellë, sa ka bërë edhe sakrifica të mëdha.

Shumë oferta kishte për të vazhduar karrierën në Europë, por Krasniqi zgjodhi që të vazhdonte në Malajzi pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për t’u pajisur me pasaportën, teksa kërkoheshin 5 vite aktiviteti futbollistik në atë vend. Ditën e sotme sulmuesi shqiptar i ka plotësuar kushtet përfundimisht dhe ka marrë në dorë pasaportën e Malajzisë. I buzëqeshur, i lumtur dhe me krenari, tani e kemi edhe një lojtar shqiptar që përfaqëson një Kombëtare shumë larg kufirit tonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *