Berat Gjimshiti në krahë të Moratës dhe Insinjes, në formacionin e javës: Kurrë më parë Lukaku si dje

Berat Gjimshiti ka marrë një tjetër vlerësim që vjen nga mediat italiane sa i përket paraqitjes në ndeshjen mes Interit dhe Atalantës. Mbrojtësi shqiptar “e asfiksoi” Lukakun, i cili ishte sulmuesi më në formë i Serisë A. Sa herë që sulmuesi i Interit prekte topin, ndiente menjëherë shqetësimin që vinte mbrapa tij dhe ishte gjithmonë i njëjti lojtar: “Gjimshiti”.

“Calciomercato” e ka futur lojtarin kuqezi në formacionin e javës së bashku me emra si Insinje dhe Morata. Në specifikimin e arsyes për përfshirjen e Gjimshitit thuhet: “Kurrë më parë nuk e kishim parë Lukakun që të kishte më tepër probleme me mbrojtësin që e markonte. I merr hapësirën dhe kohën”, thuhet në përshkrim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *