Berat Gjimshiti është padyshim njeriu i ndeshjes, media italiane e vlerëson me notën më të lartë kundër Olimpiakosit

Berat Gjimshiti është padyshim njeriu i ndeshjes së sotme mes Atalantës dhe Olimpiakosit. Mbrojtësi shqiptar përmbysi skuadrën helene në vetëm dy minuta, duke shënuar dy gola në portën kundërshtare.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson futbollistin e Kombëtares shqiptare me notën më të lartë, atë 7.5, ndërsa shkruan: “Masouras nuk zhytet aq shumë, është pothuajse bosh pas. Kështu ai vendos të shfaqet përpara, me atë dopietë që ndoshta as ai nuk e priste, në dy minuta”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *