Berat Gjimshiti e mbyll para kohe muajin në Serinë A pas dëmtimit, por ka shpresë se do t’i bashkohet Shqipërisë

Një tjetër dëmtim ka pësuar Berat Gjimshiti. Mbrojtsi shqiptar ka pasur një problem muskulor dhe duhej të largohej nga fusha e blertë para kohe në ndeshjen me Napolin. Sot pritet përgjigja përfundimtare e dëmtimit të Gjimshitit për të mësuar edhe kohën e rikuperimit.

Megjithatë, në pamje të parë, mediat italiane raportojnë se lojtari shqiptar nuk mund të luajë në ndeshjen e fundit të Atalantës për këtë muaj, kundër Empolit, që do të zhvillohet pas katër ditësh. Por ende janë shpresat se Gjimshiti do të jetë rikuperuar dhe gati për ndeshjen që Shqipëria zhvillon me Poloninë në transfertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online