“Bëra një kërkim në internet, nuk kishte ndodhur kurrë”! Pano Xhixho: Asnjë Federatë në Europë nuk e bëri si FSHF

FSHF lançoi projektin “Uniforma ime” dhe në ditën e djeshme do të organizohej një ceremoni në Air Albania. Nëpërmjet saj, 15 mijë futbollistë do të kenë mundësinë për pajisjen me bazën materiale falas, sa i përket stërvitjeve dhe ndeshjeve. Ndërkohë i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Pano Xhixho u shpreh se FSHF është e vetmja në Europë që e ka bërë një nismë të tillë.

“Para se të shkoja në këtë aktivitet, bëra një kërkim në internet, për të parë se çfarë bëjnë federatat në Europë. Pashë që asnjë nga federatat, nuk mbështesin klubet me veshje dhe me topa. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë.

Kur gjërat bëhen realitet, e shikon që është diçka për t’u përshëndetur. Ministrja Kushi përgëzoi Federatën dhe presidentin Duka, për këtë. Kjo do jetë e përvitshme. Kjo lehtëson shumë klubet, por më shumë lehtëson familjet”, tha Xhixho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *