Zhvillime të reja vijnë nga Reali i Madridit pas asaj që ndodhi në ndeshjen kundër Mounchegladbach në “Champions League”. Mediat franceze kanë publikuar edhe bisedën mes Benzemas dhe Mendy, atje ku sulmuesi francez i ka kërkuar shokut të skuadrës që të mos i pasojë Vinicius Junior.
Nga ana tjetër janë mediat në Spanjë që raportojnë se një kërkim falje nga ana e Benzemas kundrejt Vinicius Junior. Pra gjithçka ishte e vërtetë pavarësisht dyshimeve për një “shpikje mediatike” në këtë rast. Kjo u pa qartësisht edhe nga vetë heshtja e francezit kur në të gjitha mediat e njohura në Europë po flitej vetëm për këtë rast. /Sport Ekspres/