Liverpool ia ka dalë të bëjë një sezon perfekt deri më tani, duke e mbyllur vitin 2019 me një rekord fantastik, teksa ende nuk e njeh humbjen në Premier League. I vetmi klub që ka arritur t’i rrëmbejë një pikë të kuqve ka qenë Manchester United, ndërsa sot i ka ardhur në ndihmë VAR-i për t’i dhënë fitoren e radhës që e çon në kuotën e 55 pikëve, 13 më shumë se vendi i dytë.
Wolverhampton për pak sa nuk bëri surprizën e radhës, pasi vetëm dy ditë më parë shokoi Cityn duke e mposhtur në minutat e fundit me shifrat 2-2. Ndërkohë, ndeshjen e sotme u është anuluar një gol për shkak të VAR-it, pasi dora e zgjatur dhe këmba milimetrisht pak më para mbrojtësit kundërshtar në shtesën e pjesës së parë bëri që Liverpool të dilte triumfues nga kjo përballje. Polemika pati edhe për golin e Mane, por për këtë rast gjyqtari mendoi ndryshe dhe e cilësoi të rregullt./Sport Eskpres/