Kristal Abazaj është tashmë i Anderlehtit, një goditje e madhe e Luftëtarit dhe Skënderbeut, me regji të Shkumbin Qormemetit dhe Haris Fakiç.
Megjithatë, nuk mbaron me kaq linja Shqipëri-Belgjikë, sepse në adresë të Skënderbeut ka mbërritur ditët e fundit një ftesë zyrtare nga klubi belg Sent Truiden, për të pasur mundësi të provojë një nga të rinjtë e Skënderbeut.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Jorgo Pëllumbi, i datëlindjes 2000, i cili është bashkuar edhe me ekipin e parë në Korçë, duke luajtur 4 ndeshje në kupë.
Anësori i djathtë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17 dhe nuk ka mbushur ende 18 vjeç, ndaj Sent Truiden ka kërkuar ta ketë në provë në periudhën 30 prill-4 maj, para se të vendosë për të hapur apo jo bisedimet për në verë.