“Bëjnë si specialista e të japin mend”, “Arusha” Bejzade: Kështu të pinë lëngun, trajnerët i bëjnë fresk opinionistave

Skerdi Bejzade është një emrat e njohur të futbollit shqiptar, ndërsa kontribut dhe gjurmë ka lënë si futbollist në elitën e Superiores me disa skuadra, pa harruar këtu edhe ekipin e Partizanit. Të kuqtë do e mbajnë mend për vlerat e tij si sulmues, ndërsa ndryshe quhet edhe “Arusha”.

Këtë herë Bejzade ka komentuar te “Sport Ekspres”, për të dhënë mendimin e tij rreth një çështje të ngritur nga Përparim Kabo te Partizani. Ky i fundit shprehej se Skënder Gega i tregonte ndonjëherë edhe ndonjë veçanti në skemat e lojës për mënyrën sesi do të luanin të kuqtë. Ndërsa më pas shpjegohet gjithë problemi i kampionëve të Shqipërisë sipas këndvështrimit të Kabos.

Ndërkohë që Bejzade shkruan: “Po çfarë na ka gjetur neve me këto, e para çfarë lidhje ka që t’i tregoj sesi do të luajë trajneri këtyre. E dyta kjo skemë që përmendet është 4-1-4-1, kush ka luajtur futboll e di. E treta, shumë trajner i bëjnë respekt këtyre që dalin nëpër këto rubrika që të flasin mirë në studio, e këta bëjnë si specialistat e të japin mend. Sëmundje e gjatë që vazhdon atje, trajnerat i bëjnë fresk presidentave dhe opinionistave, kujtojnë se kështu mbahet vendi i punës, por kështu ta pijnë lëngun të gjithë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *