Erik Ten Hagu po bën një punë mjaft të mirë te Mançester Junajtedi, ku po përpiqet të vërë në jetë projektin e tij. Holandezi ka vendosur me “dorë të hekurt“ në klubin anglez dhe nuk e ka menduar dy herë të tregojë autoritetin e tij edhe kundrejt emrave me peshë të futbollit botëror, si Kristiano Ronaldo.
Bruno Fernandezi ka treguar së fundmi për vendosmërinë e trajnerit të Mançester Junajtedit. Mesfushori portugez thotë se Ten Hagu është shumë kërkues dhe është shumë i qartë në idetë e tij: “Bëj si them unë, ose je jashtë ekipit“. Diçka të cilën e zbatoi edhe me Cristiano Ronaldon.
“Ai (Ten Hagu) është shumë kërkues. Gjithmonë kërkon nga njerëzit. Bëj çfarë them unë, ose do të jesh jashtë. E bëri me Kristiano Ronaldon, e bëri me Sançon dhe me Rashfordin“, ka treguar Bruno Fernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/