“Bëhu me Lazion se do e rrahim Juven”, Tare dhe Lala batuta me Aurelin e vogël

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua turneu miqësor i bamirësisë mes yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, që u fitua nga këta të fundit. E gjitha u bë për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti, ndërsa një prej tyre ishte i pranishëm në “Air Albania” për të takuar nga afër legjendat kuqezi. Bëhet fjalë për Aurel Lalën, i cili i mbijetoi atij tërmeti të fuqishëm dhe u bë i njohur për të gjithë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon.

Siç raporton “Top Channel”, këtë herë djaloshi u gjend pranë figurave të njohura të futbollit shqiptar, si Lala, Strakosha apo Tare, të cilët nuk i kursyen lojërat dhe batutat me të. Ishte Altin Lala fillimisht që nisi të bënte lojra me Aurelin duke shkaktuar edhe të qeshura përreth, ndërsa më pas Tare i kërkon të ndryshojë ekip dhe të bëhet me Lazion, duke i premtuar madje se do e mposhtin sërsh Juventusin.

“Bëhu me Lazion se me Juventusin vetëm humbet. Do e rrahim prap Juventusin”, ka qenë batuta e Igli Tares me Aurelin./Sport Ekspres/