Prania e Granit Xhakës në Kupën e Botës është në dyshim, pasi futbollisti i Zvicrës pësoi një dëmtim në gju në stërvitjen e sotme.
Federata Zvicerane ka konfirmuar se mesfushori i Arsenalit mori një goditje të fortë në gju pas një përplasjeje me Valon Behramin.
Për momentin Xhaka nuk është transportuar për në spital, me stafin mjekësor të Zvicrës që po e kuron dhe ekzaminon në hotelin e kombëtares.
Nesër Xhaka do të kryejë një rezonancë magnetike dhe aty do të mësohet saktësisht nëse vëllai i Taulant Xhakës do ta humbasë Botërorin.
Zvicra do të ndeshet me Brazilin më 17 qershor, para se të ndeshet me Serbinë dhe Kosta Rikën në grupin E.