Teuta fitoi me një gol në shtesë dhe trajneri Gentian Begeja merr frymë i qetë, por duke folur në Supersport e pranon se edhe presioni ka qenë i madh, për shkak se thashethemet për lëshim nga Lushnja ishin një shqetësim për të dhe skuadrën.
“Komplimente Lushnjës, që luftoi. Flitej që do ishte e lehtë, por fusha tregoi të kundërtën. Pësuam dy gola për fajin tonë, i falëm dy golat, por e falënderoj skuadrën për reagimin dhe përmbysjen. Zhvilluam një ndeshje të mirë, me përjashtim të golave të pësuar. Do kemi kohë të rregullojmë gabimet, kemi punuar shumë në repartin e mbrojtjes, por sërish bëjmë të njëjtat gabime.
“Skuadra kjo është, do të mundohemi të marrim maksimumin me këta lojtarë, nuk kemi mundësi tjetër”.