Trajneri i ri i Teutës, Gentian Begeja, ka debutuar me një humbje të thellë, por disi të pritshme në Korçë.
“Duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra nuk kishte presion dhe menduam të luanim më në sulm. Menduam më shumë për ndeshjen e së hënës kundër Vllaznisë. Nuk kishim planifikuar të luanim me 3 mbrojtës, por planet ndryshuan nga dëmtimi i Hërkaç.
“Formacion i titullar? Disa lojtarë kishin probleme fizike dhe dëshiro0nim t’u jepnim minuta. Është e qartë që ndeshja e sotme ka ngjashmëri me atë kundër Vllaznisë, do të luajmë krejt ndryshe aty, kampionati ka tjetër specifikë, ndaj nuk besoj se Vllaznia ka përfituar duke na parë në fushë sot me më të mirët.
“Mbijetesa? Jam i bindur që Teuta nuk do të bjerë. Situata është e vështirë, e pranoj, por jo e pashpresë. Unë jam pjesë e familjes Teuta dhe jam gjithnjë gati të ndihmoj në raste të vështira”, deklaroi në Supersport trajneri i Teutës.