Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, ishte qartësisht i zhgënjyer pas humbjes së hidhur në Shkodër, aty ku durrsakët luajtëm mirë sidomos në pjesën e dytë, por nuk dinë të shënojnë dhe pësojnë gol me lehtësi.
“Për sa i përket lojës, jam i kënaqur. Luajtëm me dëshirë, e mbajtëm Vllazninë nën presion derisa shënuan golin e parë, që ishte goditja e parë në portë.
“Çyrbja i vetmuar në të djathtë të sulmit? Plani ishte të sulmonim në të dy krahët, por gjërat nuk ecën si kishim menduar. Gjithsesi, jam i kënaqur nga skuadra, luajtëm futboll, ushtruam presion, krijuam raste, por cilësia kjo është.
“Renditja shqetësuese? E vërtetë, por kampionati nuk mbaron këtu, ka ende shumë ndeshje.
Mbrojtja çalon? Ne luajtëm mirë futboll dhe kishim ekuilibër edhe pas, deri në momentin e golit, që ishte gol naiv, nuk është hera e parë që pësojmë gola të tillë. Pësojmë gol shumë lehtë, nuk di ta shpjegoj. Për fat të keq, na u dëmtua Hërkaç dhe na u krijua një boshllëk i madh para mbrojtjes, fat i keq, sepse mungonte edhe Hila. Tani duhet të shohim përpara, nuk kemi ç’të bëjmë”.