Bedri Greca ka dhënë shumë kontribut te Gjilani që drejtohet nga Gentian Mezani. Por futbollisti është larguar dhe nuk do të vazhdojë të jetë më në këtë skuadër në pjesën e mbetur të sezonit.
Aktualisht shihet rikthimi në Superiore si pista më e mundshme për Bedri Grecën. I dashuruar pas klubit dhe qytetit të Tiranës, por ende nuk dihen qendrimet e këtij klubi për të menduar edhe një rikthim të këtij lojtari.
Megjithatë shumë gjatë nuk pret Bylisi, që ka kërkuar menjëherë shërbimet e Grecës. Ende asgjë konkrete, ndërsa një mundësi i është afruar në tavolinë për ta pranuar në merkaton e janarit. /Sport Ekspres/