Batuta që vendosi në siklet analistët, Shezni: Duhet të bëj sa më shumë para që të mos përfundoj në studiot televizive

Shezni ka shkaktuar ilaritet dhe njëkohësisht ka vendosur në siklet analistët me deklaratën e dhënë pas ndeshjes së fundit kundër Veronës. Portieri i Juventusit është pyetur nga studioja e “DAZN”-it nëse e shihte veten në rolin e analistit në të ardhmen, por përgjigja nuk ka qenë ajo që prisnin. Shezni është shprehur se ka marrë një këshillë të vlefshme gjatë jetës, që të bëjë mjaftueshëm para duke luajtur futboll, në mënyrë që të mos ketë nevojë të dalë në studiot televizive. Një batutë që padyshim nuk mund të kalonte pa shkaktuar reagime në panelin e “DAZN“-it.

“Me gjithë respektin, nuk mendoj kështu. Shoku im më i mirë, i cili tani luan në Arabinë Saudite, më tha që ishte e rëndësishme të fitoja mjaftueshëm gjatë karrierës si futbollist që të mos përfundoja në TV kur të tërhiqesha nga futbolli. Ndaj të njëjtin mendim me të. Me gjithë respektin që kam për ju”, ka thënë Ujçeh Shezni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *