Batuta epike/ Fanella e Ostravës i kujton Tiranën, Eneo Bitri i bën kërkesë drejtuesëve se nuk e do në trup: Më jepni një fanellë të zezë

Eneo Bitri ka qenë i pranishëm në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Mbrojtësi shqiptar ka bërë edhe batuta me të ftuarit në lidhje me ngjyrat e fanellës së ekipit të Banik Ostravës. Nga e kuqja e Partizanit, lojtari nga Berati përfundoi te bardheblutë. Jo ata të kryeqytetit shqiptar, por të kampionatit çek. Bitri tregon mes batutave se i kërkon stafit të luajë me fanellën e dytë.

Gjithashtu Bitri ka folur edhe për situatën e Skukës në Ligue 2. 26-vjeçari tregon se Skuka ka pasur pak minuta në këmbë për shkak të politikave të klubit. Bitri zbulon se Metz-i kërkon të shesë sulmuesin e tij kryesor, prandaj po i jep prioritet në formacion, në mënyrë që të tërheqë interes në merkato. Me largimin e tij, atëherë Skuka do të ketë më shumë hapësirë në fushën e lojës.

“Me Skukën flas pothuajse çdo ditë. Nuk është puna te goli. Është çështja te klubi, që funksionon si  në çdo klub jashtë. Trajneri i Skukës, ka synim sulmuesin që janë duke e shitur. Vitin tjetër Skuka do të ketë më shumë hapësira. Sulmuesi që kanë tani është sulmuesi më i mirë i ligës. Është politikë e klubit.

Dashuria për Partizanin? Fanella e Ostravës është bardheblu dhe unë ndonjëherë u them: “Më jepni një fanellë të zezë”. Sepse kanë edhe fanella të zeza.“, është shprehur Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *